Që prej ditës së djeshme, spitali ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë i është kthyer normalitetit duke pritur të sëmurët me probleme në mushkëri.
Në fillim të pandemisë ai u përshtat si spital Covid për të mjekuar të sëmurët e prekur nga koronavirusi i ri.
Sanatoriumi ka pritur 15 pacientët e parë me probleme të ndryshme në mushkëri, shkruan BW.
Klinika pneumologjike e transferuar në QSUT që prej nisjes së pandemisë do të vijojë të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit qershor në ambientet e ish spitalit Covid-3.