Gjesti i Cristiano Ronaldos pak ditë më parë në konferencën për shtyp kur largoi dy shishe të Coca Cola-s bëri shumë zhurmë, madje thuhet se ndikoi në rënien e aksioneve të kompanisë me 4 miliardë dollarë.
Pasi hoqi shishet me pijen freskuese ai ngriti një shishe uji dhe iu drejtua gazetarëve: “Pini ujë”.
Mirëpo fansat e tij kanë mbetur të hutuar nga ky gjest, pasi disa vite më parë vetë Ronaldo e promovonte Coca Cola-n duke u bërë madje imazh në reklamat e kompanisë.
Ronaldo promoted Coca Cola, KFC and Mcd’s https://t.co/Gq1a8qRsK7 pic.twitter.com/0auy68NkqJ
— Madrid Fan (@cristiano_peak) June 15, 2021
Përveç kësaj, futbollisti portugez ka punuar edhe me gjigantët e ushqimit të shpejtë si KFC dhe McDonald’s në vitet e fundit, pavarësisht se shpeshherë nëpër intervista ka deklaruar që nuk përdor ushqime të tilla.
Madje në një intervistë kur fliste për djalin e tij të parë Cristiano Jr ai shprehej i zhgënjyer për mënyrën se si ai ushqehej.
“Ndonjëherë ai pi kola dhe ha patatina dhe kjo më irriton, ai e di këtë”.- shprehej Ronaldo.