Atletja kampione amerikane i distancës së mesme Shelby Houlihan ka marrë një pezullim katërvjeçar, pasi doli pozitive për një lëndë të ndaluar, duke fajësuar një burrito derri që ajo hëngri në qytetin e saj në Oregon.
Finalistes së Lojërave Olimpike Verore 2016 iu tha në janar se një steroide anabolike, nandroloni, ishte gjetur në mostrën e saj të dopingut.
28-vjeçarja e mohoi se kishte marrë ndonjëherë lëndë të ndaluara duke fajsëuar një burrito derri që kishte ngrënë para analizave.
“Asnjëherë nuk kisha dëgjuar për nandrolonin.” – këmbënguli ajo.
“Unë kam mësuar që atëherë se prej kohësh nga WADA (Agjencia Botërore Anti-Doping) se ngrënia e mishit të derrit mund të çojë në daljen pozitive për nandrolonin, pasi lloje të caktuara të derrave e prodhojnë atë natyrshëm në sasi të larta. Mishi i organeve të jë lloj derri ka nivelet më të larta të nandrolonit. Megjithëse nivelet e mia ishin në përputhje me ato të subjekteve në studime të cilët ishin testuar 10 orë pasi kishin ngrënë këtë burim dhe udhëzimet teknike të WADA kërkojnë që laboratori ta konsiderojë atë kur analizon nandrolonin, laboratori kurrë nuk dha llogari për këtë mundësi.” – tha atletja rekordmene.
Mbajtësi i rekordeve amerikane në 1500m dhe 5000m argumentoi se rezultati duhej raportuar si jo i zakonshëm dhe të ndiqej me testime të mëtejshme.