Vendosni fjalën kyçe....

Covid-19 pushton ambasadën e SHBA-ve në Afganistan, ndalohen aktivitetet


Dhjetëra punonjës në ambasadën amerikane në Afganistan kanë rezultuar me koronavirus, duke bërë të nevojshme mbylljen e pjesës më të madhe të operacioneve në këtë mision diplomatik.

Zyrtarët thonë se një person ka humbur jetën nga COVID-19, ndërsa 114 vetë janë në karantinë dhe disa të tjerë janë nën mbikqyrjen e mjekëve.

Zyrtarët thonë se 95% e rasteve janë individë të pavaksinuar aspak ose jo plotësisht kundër koronavirusit.

Zyrtarët thonë se si rezultat i përhapjes së infektimeve, ndalohen operacione ose aktivitete në grup deri kur të ndërpritet zinxhiri i përcjelljes së virusit. Ata shtojnë se objektet spitalore ushtarake janë të mbushura dhe se janë ngritur pavione provizore për të ndihmuar personat në nevojë me respiratorë.

Vatra e infeksionit shfaqet ndërkohë që Shtetet e Bashkuara janë në vazhdën e një operacioni të ndërlikuar dhe intensiv për të tërhequr forcat e tyre ushtarake nga Afganistani deri më 11 shtator pas një angazhimi 20 vjeçar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *