Ish-këshilltari i presidentit Joe Biden për Covidin, po u bën thirrje amerikanëve që të vaksinohen për të mbrojtur veten nga varianti indian i koronavirusit i quajtur ‘Delta’, që po përhapet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Në një intervistë për CNN të mërkurën, Andy Slavitt, i cili ishte Këshilltari i Lartë i Shtëpisë së Bardhë për përgjigjen ndaj pandemisë COVID-19, tha se lloji mutant është më infektues dhe ka më shumë gjasa që të shkaktojë sëmundje të rëndë sesa variantet e tjera.
“Ky është si Covidi në steroide.”- tha ai.
Slavitt shtoi: “Ju mund të jeni pranë njerëzve për më pak kohë dhe përsëri të ekspozoheni. Pra, është edhe një arsye tjetër pse njerëzit duhet, nëse nuk janë vaksinuar, të mendojnë për t’u vaksinuar.”
Slavitt shtoi se njerëzit që janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 ka mund të kenë më pas arsye “për t’u shqetësuar”.
Varianti indian bëri që në Mbretërinë e Bashkuar, infeksionet të rriten 50% në një javë dhe shtrimet në spital të rriten me 15%.
Varianti Delta, i cili u identifikua për herë të parë në Indi dhe njihet si B.1.617.2, aktualisht përbën rreth 10 përqind të të gjitha infeksioneve në Amerikë, nga 6% javën e kaluar dhe 2.7% në Maj.