Një numër i konsiderueshëm i studentëve në gjithë SHBA-në kanë mbetur mbrapa me mësimet, pasi shkollat u përpoqën t’i mësonin ata përmes “Zoom”-it dhe platformave të tjera online.
WUFT raportoi “mbi një e treta” e studentëve në qarkun Alachua, në Florida mbeti prapa gjatë periudhës së pandemisë.
“Është thjesht e vështirë kur je ulur në shtëpi, duke parë një ekran, kur nuk i njeh shokët e tu të klasës.”- tha një prind, Jenni Van Hart, citon Breitbart. “Ka qenë e vështirë si prind të shihja atë të mundohej dhe të qante”.
Van Hart tha se vajza e saj e cila më parë ishte një studente me të gjitha notat A, “mezi kalonte çdo klasë gjatë pandemisë”.
Mësuesja e Shkollës së Mesme Gainesville, Kelley Serravalle ngre dyshime nëse studentët e saj në të vërtetë po e bënin punën vetë.
Si një 29-vjeçare e njohur me teknologjinë, Serravalle zotëronte një sistem të tërë për të dhënë mësim në distancë dhe madje për të ndihmuar mësuesit veteranë në panik të përshtaten. Metodat e saj të zakonshme krijuese në internet ama nuk pinin ujë pasi studentët nuk mund të ndanin materiale për projekte.
Regjistri i notave të mësueses Serravalle zbuloi një pabarazi midis studentëve të saj. Notat e detyrave të shtëpisë ishin të larta, rezultatet e provimeve në internet të studentëve ishin të ulëta.
Ajo tha se disa student në fillim humbisnin disa orë mësimi derisa “u zhdukën krejtësisht”.
“Nuk e shoh motivimin.”- tha një tjetër mësuese, Tamela Craig. Ajo jep mësim në shkollën e mesme Fort Clarke. Craig tha se mësuesit ishin përgjegjës vetëm për mësimin e disa studentëve personalisht, ndërsa pjesën tjetër në distancë.