Të paktën 9 të vrarë pas rënies së avionit me dy motorë në Siberinë Jugperëndimore (VIDEO)
Të paktën 9 persona kanë humbur jetën e dhjetëra të tjerë u plasgosën pasi një avion bëri një ulje emergjente në Kemerovo Oblast të Rusisë në Siberinë jugperëndimore. Në bordin e avionit raportohet se ishin gjithsej 19 persona.
Avioni me dy motorë u ul të shtunën pasi iu prish motori në ajër menjëherë pas ngrijtjes. Ai goditi tokën me krahun e tij dhe u përmbys, i tha TASS shefi i Kemerovo DOSAAF, Viktor Shemohanov.
“Sipas informacionit tim, dy anëtarë të ekuipazhit dhe shtatë parashutistë u vranë, nëntë njerëz gjithsej. Në bord ishin 17 parashutistë dhe dy anëtarë të ekuipazhit.” – deklaroi Shemohanov.
Mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi dështimin e motorit pasi avioni ishte në gjendje të mirë teknike dhe kishte kryer fluturimin e tij të katërt brenda së njëjtës ditë, shtoi Shemohanov.