Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet e vrarë me thikë në Rusi ish-marinsja amerikane, arrestohet një i dyshuar


Një qytetare amerikane, 34-vjeçarja Catherine Serou, e cila ka shërbyer më parë në ushtrinë amerikane dhe më pas kishte studiuar juridik në Rusi, u gjet e vdekur afër qytetit të Nizhny Novgorod. Një i dyshuar për vrasjen është ndaluar tashmë nga policia.

Gruaja nga Kalifornia, u zhduk të martën në një fshat afër Nizhny Novgorod, rreth 420 kilometra në lindje të Moskës. Serou kishte studiuar për master në në Universitetin Shtetëror Lobachevsky me qëllim që të bëhej avokate.

Para se të transferohej në Rusi tre vjet më parë, ajo kishte shërbyer si marinse amerikane dhe thuhet se kishte ndërmarrë një turne në Afganistan, sipas mikut të saj Aleksandr Tokarev, i cili foli për mediat vendase. Serou i dërgoi një mesazh të fundit së ëmës.

Në të shkruhej: “Në një makinë me një të huaj. Shpresoj të mos më rrëmbejnë.” – sipas faqes në internet NPR. Agjentët e zbatimit të ligjit dhe vullnetarët u vunë në gatishmëri dhe një ekip kërkimi prej 100 vetash u mblodh si në zonën në të cilën ajo jetonte, ashtu edhe zonën ku u kap për herë të fundit sinjali i celularit të saj.

Pas një kërkimi të gjerë në pyjet aty afër, trupi i Serou u gjet të shtunën, njoftoi Komiteti Hetimor i Rusisë. Ajo kishte pësuar plagë me thikë, thanë burimet mediatike.

Policia arrestoi një të dyshuar pasi thuhet se pamjet e viktimës në vendin e pasagjerit të makinës së tij u zbuluan nga kamerat rrugore. Ai ka dënime të mëparshme për krime të rënda që kuptohet se përfshinin vrasje dhe përdhunime.

Sipas kanalit të mediave sociale ‘Nizhny_life’, i dyshuari dyshohet se kishte pasur kontakte të mëparshme seksuale me gruan, e cila i kishte thënë se do ta raportonte në polici për përdhunim.

Ish-marinsja amerikane kishte planifikuar të qëndronte në Rusi, thanë miqtë e saj për mediat. Ajo jetonte me pensionin e saj ushtarak, mësonte anglisht dhe kishte disa ndihma financiare nga prindërit e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *