Gjermania ka arritur fitoren e parë në grup duke hedhur një hap të rëndësishëm për kualifikimin në fazën finale të Euro 2020.
Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Lëv mundi Portugalinë me rezultatin 4-2 në një ndeshje të luajtur në Mynih duke marrë tre pikët e para.
Sfidën e fundit ekipi gjerman e luan ndaj Hungarisë, që sot ndali Francën në një barazim 1-1.
Kjo e fundit përballet me Portugalinë në sfidën e fundit në grup dhe për t’u kualifikuar i mjafton një barazim ndërsa humbja do e eliminonte në rast se Gjermania fiton ndaj Hungarisë.