Gjykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka marrë sot vendimin “arrest në burg” për Besian Xhixhën dhe Enver Divën.
Operacioni i koduar “Vazhdimi” çoi në arrestimin e 30-vjeçarit Xhixha, banues në Larushkë të Krujës dhe Divës, 42 vjeç, banues në Fushë-Mamurras, Kurbin.
Me arrestimin e tyre, shkoi në katër numri i personave prapa hekurave për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Shkozet, ndërsa në kërkim janë edhe dy persona të tjerë, përkatësisht Talo Çela nga Elbasani dhe Nuredin Dumani nga Dibra.
Arrestimi i Xhixhës dhe Divës nga Policia ka ardhur pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest me burg”.
42-vjeçari Enver Diva, banues në Fushë-Mamurras prej disa vitesh ishte në kërkim pasi ishte arratisur nga burgu i Shën-Kollit ndërsa më herët ka qenë i përfshirë në armëmbajtje pa leje dhe grabitje argjendarie.
30-vjeçari Besjan Xhixha, banues në Larushkë është me profesion berber dhe të dy akuzohen për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” , kryer në bashkëpunim dhe “Mashtrimi”