Vendosni fjalën kyçe....

Helmi i bletës vret qelizat e kancerit të gjirit – Studimi


Keni menduar ndonjëherë se do të ishte mirë nëse bletët mund të na siguronin më shumë sesa vetëm mjaltë? Epo, shkencëtarët nga Instituti i Kërkimeve Mjekësore ‘Harry Perkins’ tashmë kanë dalë me diçka mahnitëse.

Në një studim të botuar në revistën Nature Precision Oncology, ata zbuluan se një përbërës specifik në helmin e bletës mund të luftojë kundër formave të caktuara të kancerit të gjirit në mënyrë mjaft efektive.

Helmi i bletës paraqet përfitime kur përdoret për trajtimin e disa sëmundjeve të sistemit nervor qendror, inflamacionit, dhe madje është zbuluar se sfidon HIV.

Një përbërës aktiv ekzistues në helmin e bletës thuhet se ka vrarë qelizat kanceroze rezistente.  akonisht, trajtimet intensive të kancerit përfundojnë duke dëmtuar qelizat e shëndetshme ndërsa bëjnë punën e tyre. Ky përbërës kishte një efekt shumë të vogël dëmtues në qelizat e shëndetshme.

Duke testuar helmin në nëntipe të ndryshme klinike të kancerit të gjirit, u pa që u deshën vetëm 60 minuta që përbërja melittin të prishte integritetin e membranave qelizore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *