Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu thirrje personave mbi 57-vjeç të vaksinohen


Grup vaksinatorësh në qendrën e vaksinimit në Sheshin Skënderbej

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale u ka bërë thirrje të gjithë personave mbi moshën 57-vjeç të paraqiten për të kryer vaksinën.

Kështu Manastirliu ka njoftuar uljen e moshës e cila ishte mbi 60-vjeç.

Gjithashtu vaksinën mund ta marrin edhe grupet e riskut.

Me ekipin e vaksinatorëve që në këto momente janë në shërbim të qytetarëve në sheshin Skënderbej, ju ftojmë të gjithëve ju që ende nuk e keni kryer vaksinën dhe jeni mbi 57 vjeç ose i përkisni grupeve të riskut, të paraqiteni pranë qendrave të vaksinimit, për të vijuar këtë proces jetik”-shkruan Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *