Vendosni fjalën kyçe....

Mynihu do ndriçojë stadiumin me ngjyrat LGBTQ për ndeshjen Gjermani-Hungari, në shenjë protestë kundër ligjeve të miratuara nga Orban


Këshilli i qytetit të Mynihut ka bërë thirrje që stadiumi ‘Allianz Arena’ të ndriçohet në ngjyrat e ylberit gjatë ndeshjes së Gjermanisë në Euro 2020 kundër Hungarisë, në protestë kundër ligjeve të reja të miratuara nga Budapesti.

Lajmi për zhvillimin u raportua të shtunën pasdite, ndërsa ekipi kombëtar gjerman u përgatit të ndeshej me Portugalinë në një përplasje të rëndësishme të Grupit F.

Në një takim edhe më jetik që mund të vendosë se kush kalon në fazën finale pas barazimit 1-1 të Hungarisë me Francën më herët, ekipi gjeraman do presë hungarezët në stadiumin e Mynihut.

Këtë javë, parlamenti hungarez miratoi një ligj që kufizon ndarjen e përmbajtjes homoseksuale dhe transgjinore tek ata nën 18 vjeç, në atë që u konsiderua si një fitore e rëndësishme për kryeministrin konservator të vendit, Viktor Orban.

Në mosmiratim, Këshilli i qytetit të Mynihut lëshoi ​​një mocion në një përpjekje për të ndriçuar stadiumin e qytetit me ngjyrat LGBT+ ditën e shtunë. Propozimi u mirëprit nga shoqata LGBT+ e Gjermanisë.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *