Vendosni fjalën kyçe....

“Njësoj si personazhi biblik” – Burri nga SHBA-ja thotë se u përpi nga balena teksa peshkonte


Zhytësi që gjuan për karavidhe, Michael Packard, po shkonte për punën e tij të përditshme në brigjet e Provincetoën, SHBA. Ai pretendon se u përpi i tëri nga një balenë dhe mbeti i bllokuar në grykën e saj për gati një minutë para se të nxirrej sërish jashtë.

Packard, 56 vjeç, ishte rreth 35 metra poshtë sipërfaqes afër Herring Cove Beach në 8 të mëngjesit të premten kur gjitari masiv u përpoq ta gëlltiste, njoftoi Cape Cod Times.

“Papritmas, ndjeva këtë goditje të madhe dhe gjëja tjetër që mora vesh ishte se gjithçka ishte errësirë e plotë.” – tha Packard për median.

I habitur, mendimi i tij i parë ishte se ai ishte kafshuar nga një peshkaqen i bardhë dhe po vdiste.

 “Isha plotësisht brenda, ishte githçka errësirë. Mendova me vete se nuk kishte asnjë mënyrë që të largohesha. Gjithë sa mund të mendoja ishin djemtë e mi, ata janë 12 dhe 15 vjeç.” – shton ai në rrëfimin e tij. Brenda 40 sekondave gjitari masiv e pështyu përsëri në oqean.

“Unë pashë dritë dhe më pas nisa të besoj se kisha shpëtuar edhe pse nuk arrija të vlerësoja ende sesa isha plagosur.” – tha Packard.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *