Vendosni fjalën kyçe....

PAMJE TË RËNDA – Policia e Nju Jorkut shfaq videon e atentatit në mes të ditës, kërkon ndihmë për kapjen e autorit (Video)


Policia e Nju Jorkut ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person të maskuar që qëllon me armë një tjetër person në rrugë.

Departamenti i Policisë i Nju Jorkut postoi një video 20 sekondëshe të incidentit, duke kërkuar ndihmë për identifikimin e autorit të ngjarjes së rëndë si dhe të një personi tjetër që besohet të ishte bashkëpunëtori i tij, i cili nisi një motor skuter.

Pamjet e rënda tregojnë qitësin e veshur me të zeza e të maskuar duke dalë nga pas një autobusi dhe duke gjuajtur disa herë nga afër një person tjetër të veshur me xhinse dhe një kapuç të kuq. Në përpjekje për të shpëtuar, shënjstra përplaset me një grua që shoqërohej nga një vajzë e mitur, përplasje që mesa duket i shpëtoi jetën.

Sipas New York Post, që citon burime të policisë, personit të cilit iu bë atentat u qëllua tri herë – një herë në shpinë dhe dy herë në këmbë dhe pritet të mbijetojë. Ai thuhet se u dërgua në një spital të zonës me anë të një makine private me targa të përkohshme që më vonë u gjet e braktisur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *