Një 35-vjeçar është rrëzuar nga shkallët teksa ishte duke punuar në bodrumin e një pallat në Tiranë.
“Më datë 19.06.2021, rreth orës 12:50, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, duke punuar në bodrumin e një pallati, është rrëzuar nga shkallët, punëtori shtetasi K. A., rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.