Spanja ka ngecur ndaj Polonisë në ndeshjen e mbrëmjes, e vlefshme për Grupin E kualifikues në Euro 2020.
Goli i Moratës nuk u mjaftoi spanjollëve për të arritur fitoren e parë në grup pasi sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Levandovski barazoi gjithçka në minutën e ’54 të takimit.
Pas këtij barazimi Spanja e sheh veten në vendin e tretë me dy pikë dhe mundësia e vetme që të kualifikohet në fazën finale është fitorja në ndeshjen e fundit ndaj Sllovakisë.
Polonia nga ana e saj mban vendin e fundit në grup megjithatë është ende në garë për më tej. Polakëve do u mjaftone fitorja ndaj Suedisë në ndeshjen e fundit në grup për t’u kualifikuar.