Vendosni fjalën kyçe....

Breshëri automatiku ndaj biznesmenit në Sarandë, plumbat kapin dhe turistin shqiptaro-amerikan


Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 03:50 në lagjen Nr.1 në afërsi të një lokali, ku është qëlluar ndaj biznesmenit Spiro Iljadhi. Mirëpo plumbat kapën gjithashtu edhe një kalimtar të rastit, një turist shqiptaro-amerikan me inicialet M. J., 33 vjeç.

“Sot, rreth orës 03:50, në lagjen Nr.1, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë dhe M. J., 33 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.

Sipas “Balkanweb”, autorët kanë qëlluar me gati 20 plumba me breshëri automatiku në drejtim të Iljadhit, i cili ka marrë plagë në bark, ndërsa kalimtari në fundshpinë. Nga plumbat është dëmtuar dhe një automjet tip “Rang Rover”.

Dy të plagosurit u transportuan me urgjencë në spitalin e Sarandës, ndërsa më pas biznesmeni u transportua me helikopter drejt Tiranës për ndihmë të specializuar për shkak të gjendjes më të rëndë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *