Rekordet e Cristiano Ronaldos nuk janë vetëm në futboll. Sulmuesi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo më 18 qershor u bë personi i parë në planet që arriti 300 milionë ndjekës në platformën e mediave sociale Instagram.
Kujtojmë se ai ishte po ashtu i pari që arriti 200 milionë ndjekës në të njëjtën platformë.
Ronaldo ka thyer rekorde që kur filloi të luante futboll profesionalisht. Qoftë kur ishte me Manchester United, Real Madridin, apo klubin e tij aktual Juventusin, Ronaldo ka thyer disa nga rekordet më prestigjioze në çdo klub për të cilin ka luajtur.
Në fillim të kësaj jave, ai hyri në historinë e Kampionatit Evropian si shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në turneun veror pas golave të tij në ndeshjen e hapjes së “Euro 2020” kundër Hungarisë.
Ronaldo, i cili po luante kampionatin e tij të pestë evropian të Martën, kaloi rekordin e mëparshëm të nëntë golave të vendosur nga Michel Platini i Francës në listën e shënuesve kryesorë të të gjitha kohërave në Europian.
Ndërkohë arritja e 300 milionë ndjekësve në Instagram vjen menjëherë pas polemikave të shumëpërfolura mbi gjestin e tij gjatë një konference për shtyp, ku hoqi dy shishe Coca-Cola. Gjesti i vogël i Ronaldos i kushtoi kompanisë një humbje prej 4 miliardë dollarësh. Çmimi i aksioneve të saj ra me 1.6 përqind pas incidentit.