Vendosni fjalën kyçe....

Dy ditë pas mbledhjes së Kryesisë, PD u kërkon degëve të plotësojnë formularin për analizën e humbjes së 25 Prillit


Vetëm dy ditë pas mbledhjes së Kryesisë, Partia Demokratike ka kërkuar nga degët e saj në të gjitha qarqet që të plotësojnë një formular në lidhje me analizimin e asaj që e cilësojnë “masakër zgjedhore”.

Në vendimin e marrë në mbledhjen e Kryesisë, nga të gjitha degët kërkohet kërkohet një raport analitik, ku të evidentohen faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që ndikuan në rezultatin zgjedhor.

Te faktorët e brendshëm përfshihen personat influent që kanë kontribuar, vlera e shtuar e koalicionit dhe gjendja e strukturës së partisë.

Te faktorët e jashtëm përfshihen (fenomene negative të përdorura nga kundërshtari politik, që shkaktuan masakrën elektorale), personat influent që kanë punuar kundër PD-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *