Vendosni fjalën kyçe....

Dy grekët ftojnë çmimet e para, shpallen fituesit e “Tiranathlone” në Tiranë


Përfundon edicioni i parë i “Tiranathlone” në Tiranë, një aktivitet i tregarëshit, i organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Greqisë në vendin tonë.

Të dy fituesit e vendit të parë u shpallën dy atletë nga Greqia, Stefani Polihroniadis nga femrat dhe Panagiotis Bitados nga meshkujt.

Liqeni i Farkës në kryeqytet u kthye ditën e sotme në një arenë garash sportive.

Për gati tre orë sportdashësit kanë garuar në ambientet krejtësisht të reja të “Parkut Helen” në Liqenin e Farkës në tre disiplina: not, çiklizëm dhe ecje sportive.

Pjesëmarrësit nga Gjermania, Italia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Austria dhe natyrisht edhe nga Shqipëria dhe Greqia u angazhuan në gara noti 750 metra, garë çiklistike 20 km, dhe ecje sportive 5 km për burra dhe gra. 

Në përfundim janë shpërndarë edhe çmimet për sportistët që kryesuan në këto gara. Fituese e Tiranathlone për femrat është shpallur Stefani Polihroniadis, nga Greqia, e ndjekur nga Deborah Keci dhe Rita Zeqiri nga Shqipëria.

Ndërsa për kategorinë e meshkujve, fitues janë Panagiotis Bitados nga Greqia si dhe, Strahinja Trakic dhe Panagiotis Polyzos.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *