Vendosni fjalën kyçe....

FNSH kontrolle në Sarandë pas plagosjes së biznesmenit (FOTO)


Publikohen fotot nga aksioni i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, që kanë zbritur në terren në qytetin e Sarandës dhe kanë nisur kontrolle për arrestimin e 3 personave të shpallur në kërkim për atentatin e ndodhur këtë mëngjes ndaj biznesmenit Spiro Iljadhi.

Në fotot e publikuara së pari nga “Balkanweb” efektivët e FNSH-së shihen të maskuar dhe të armatosur.

Përveç tre të dyshuarve nga Tepelena, po kryhen po ashtu kontrolle për të evidentuar persona me precedentë kriminale, që mund të lëvizin të armatosur.

Mëngjesin e sotëm rreth orës 03:50 tre persona hapën zjarr me kallashnikov ndaj biznesmenit 35-vjeçar Spiro Iljadhi në afërsi të një lokali, në rrugën Turizëm-Kanali Cukës. Përveç biznesmenit mbeti i plagosur edhe një kalimtar të rastit, një pushues shqiptaro-amerikan.

Të dy u dërguan fillimisht në spitalin e qytetit bregdetar, por biznesmeni më pas u transportua me helikopter drejt Tiranës. Ai ndodhet në gjendje të rëndë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *