Rikthehen në Shqipëri Kontingjenti VI paqeruajtës i batalionit të Forcave Speciale dhe Kontingjenti XIII paqeruajtës i batalionit të dytë të këmbësorisë, të cilët morën pjesë në një mision në Kabul.
Lajmi është konfirmuar pak më herët nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
“Mirëseerdhët në atdhe! – Kthehet Kontingjenti VI paqeruajtës i batalionit të Forcave Speciale dhe Kontingjenti XIII paqeruajtës i batalionit të dytë të këmbësorisë që morën pjesë në misionin ‘Resolute Support Mission’ në Kabul, Afganistan.”- shkruan ministri Peleshi, i cili ka publikuar edhe disa foto nga momenti i mbërritjes së ushtarëve shqiptarë në atdhe.