Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë këtë të dielë në Tiranë, pasi u kap me një sasi kokaine me vete.
Sipas uniformave blu, i arrestuari është i riu me inicialet Xh. M. Gjatë një kontrolli fizik që policët i bënë, i gjetën një sasi lënde narkotike me vete.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. M., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë.”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.