Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli ngre shqetësime mbi presidentin e ri të Iranit, Ebrahim Raisi


Izraeli ka paralajmëruar se bashkësia ndërkombëtare duhet të ketë shqetësime të mëdha në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të Iranit, Ebrahim Raisi.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Izraelit, Lior Haiat, tha se Raisi është presidenti më ekstremist i Iranit.

Po ashtu paralajmëroi se udhëheqësi i ri do të rrisë aktivitetet bërthamore të Iranit.

Ebrahim Raisi u shpall fituesi i zgjedhjeve presidenciale të Iranit të shtunën, në një garë që u komentua gjerësisht se ishte krijuar për ta favorizuar atë.

Raisi, i cili do të inaugurohet në Gusht, është gjykatësi më i lartë i Iranit dhe ka pikëpamje ultra-konservatore. SHBA më parë ka vendosur sanksione ndaj tij si dhe ai ka qenë i lidhur me ekzekutimet e kaluara të të burgosurve politikë.

Në një deklaratë pas fitores së tij, ai premtoi të forcojë besimin e publikut në qeveri dhe të jetë një udhëheqës për të gjithë kombin.

“Unë do të formoj një qeveri punëtore, revolucionare dhe anti-korrupsion.”- është shprehur ai.

Sidoqoftë ministri i Jashtëm i Izraelit Lior Haiat tha se ai është “një figurë ekstremiste, e përkushtuar ndaj programit bërthamor ushtarak të Iranit që përparon me shpejtësi”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *