Vendosni fjalën kyçe....

Jeff Bezzos pas kompanisë që pritet të ndërtojë impiantin bërthamor në Angli


Idea e një artisti se si mund të duket impianti i ri

Një kompani e mbështetur nga Jeff Bezos i Amazon është vendosur të ndërtojë një fabrikë demonstruese të bashkimit të atomeve bërthamore në shkallë të gjerë në Oxfordshire.

Kanadezja General Fusion është një nga firmat kryesore private që synon ta shndërrojë premtimin e bashkimit të bërthamave në një burim energjie komercialisht të qëndrueshëm.

Jeff Bezos

Objekti i ri do të ndërtohet në Culham, shtëpia e programit kombëtar të kërkimit të energjisë me anë të bashkimit të atomeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Nuk do të gjenerojë energji, por do të jetë 70% e madhësisë së një reaktori tregtar.

General Fusion do të hyjë në një qira tregtare afatgjatë me Autoritetin e Energjisë Atomike në Britani pas ndërtimit të objektit në kampusin Culham.

Ndërsa detajet tregtare nuk janë zbuluar, zhvillimi thuhet se kushton rreth 400 milion dollarë.

Ai synon të jetë operacional deri në vitin 2025.

Bashkimi (Fusion) është procesi me të cilin Dielli gjeneron energji. Përdorimi i tij këtu në Tokë shihet si një hap kritik drejt energjisë më të gjelbër bërthamore.

Ai ndryshon nga qasja bërthamore tradicionale duke u përpjekur të bashkojë atomet së bashku sesa t’i ndajë ato.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *