Vendosni fjalën kyçe....

Kamionçina futet mes turmës gjatë paradës së komunitetit LGBT në Florida, një i vdekur dhe dy të plagosur (FOTO)


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunnën në mbrëmje në Florida, ku një kamionçinë është futur mes turmës gjatë një parade të komunitetit LGBT.

Si pasojë ka humbur jetën një person dhe kanë mbetur të plagosur dy të tjerë, që ishin pjesëmarrës në këtë paradë.

Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një akt të qëllimshëm, apo një incident.

Kryetari i bashkisë së Fort Lauderdale, Dean Trantalis e quajti këtë një “sulm terrorist kundër komunitetit LGBT”.

Mirëpo të tjerë, kanë thënë që përplasja ishte një aksident dhe policia tha se po i heton të gjitha mundësitë.

Kamionçina e bardhë ndodhej në radhë bashkë me makina të tjera dhe në një moment u shkëput me shpejtësi duke përplasur pjesëtarët e komunitetit LGBTQ.

Shoferi u mor në paraburgim por Policia nuk ka njoftuar ndonjë akuzë kundër tij e as nuk ka diskutuar një motiv të mundshëm. Shoferi i paidentifikuar pretendoi para policëve se kishte qenë një aksident.

Shoferi dhe viktimat janë anëtarë të korit të Burrave Gay dhe sipas udhëheqësit të grupit, incidenti ishte i paqëllimshëm.

“Për dijeninë time, ishte një aksident. Ky nuk ishte një sulm ndaj komunitetit LGBTQ.”- tha presidenti i korit Justin Knight në një deklaratë, citon NYT.

Ndërsa sipas kryebashkiakut Trantalis, i cili ishte gjithashtu në paradë tha se besonte se shoferi po përpiqej të godiste kongresmenen demokrate, Debbie Wasserman Schultz.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *