Vendosni fjalën kyçe....

Kishte ardhur me pushime në Sarandë, kush është shqiptaro-amerikani që u plagos aksidentalisht këtë mëngjes


Zbulohet identiteti i turistit shqiptaro-amerikan që mbeti aksidentalisht i plagosur në atentatin në Sarandë.

Ai është shtetasi Mario Jani 33-vjeç, i cili kur nisën të shtënat me armë zjarri e gjeti veten në vendin dhe kohën e gabuar.

Ngjarja ndodhi në afërsi të një lokali, në rrugën Turizëm-Kanali Cukës në qytetin bregdetar.

I riu me dy nënshtetësi kishte ardhur në Sarandë për të kaluar pushimet verore. Për fat të mirë plumbat nuk i kanë prekur organet jetësore dhe ai po merr shërbimin e nevojshëm mjekësor në spital.

I plagosur mbeti edhe biznesmeni Spiro Iljadhi, i cili dyshohet se ishte edhe shënjestra e këtij atentati. Ai u plagos përpara biznesit të tij në qytetin bregdetar rreth orës 03:50 të mëngjesit të sotëm.

Biznesmeni është transportuar me helikopter për në Spitalin e Traumës në Tiranë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *