Vendosni fjalën kyçe....

Momente paniku në Romë, 44-vjeçari ganez del me armë në dorë, qëllohet nga policia


Momente paniku në Romë pasditen e së shtunës. Mediet italiane raportojnë se një burrë po lëvizte me thikë në dorë duke tmerruar qytetarët në stacionin e trenit, në Termini.

44-vjeçari ganez refuzonte të hiqte thikën nga dora duke detyruar efektivët e policisë që ta qëllonin me armë zjarri.

Corriere.it shkruan se shtetasi ganez nuk shkaktoi të lënduar, por ishte agresiv dhe refuzonte të hidhte thikën në tokë.

Tani mund të hapen dy hetime, njëra nga zyra e prokurorit dhe tjetra nga Ministria e Brendshme, për të kuptuar nëse është ndjekur procedura e duhur.

Ndërkohë, Ganezi u shtrua në spital dhe iu nënshtrua një operacioni në kofshën e majtë, por nuk ka rrezik për jetën. Ai rezulton me precedent të mëparshëm penal.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *