Në fshatin Liqenas, Pustec, rreth orës 14:40, në ambientet e një lokali shtetasi K. M., rreth 61 vjeç, për motive të dobëta, plagosi me thikë vëllain e tij, shtetasin P. M., rreth 59 vjeç, raporton Policia e Korçës.
Policia ka bërë mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes.
59-vjeçari P. M., aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi K. M., ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.