Kryeministri Edi Rama ka folur në një intervistë për televizionin “France 24” lidhur me situatën e vaksinimit kundër Covid-19 në vend si dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Rama u shpreh se vendi ynë duhet të marrë dritën jeshile nga Brukseli, megjithatë në një moment gjatë intervistës ka pranuar se nëse Shqipëria nuk do të kishte problem do të kishte hyrë prej kohësh në BE.
“Nëse Shqipëria nuk do të kishte probleme, sot do të ishim në BE. Prandaj ne kemi hyrë në këtë betejë për të reformuar drejtësinë. Nëse ish-kryeprokurori, dhe ish-personalitete të gjyqësorit dhe politikës dënohen është një sinjal i mirë për shtetin e të drejtës, prandaj ne vazhdojmë këtë proces negociatash, për të ndërtuar një shtet të së drejtës, një demokraci funksionale.”- u shpreh Rama.
Duke folur për integrimin, Rama theksoi se nuk nuk e surprizon amë sgjë në Bruksel: “Duhet thënë që para pandemisë ishte vendosur që negociatat do të hapeshin. Më pas u mor vendimi për të shtyrë konferencën. Unë tashmë pres dhe nuk më surprizon asgjë në Bruksel, sepse ka çdo ditë dinamika të brendshme, ka çdo ditë një histori që është e vështirë.”
Rama e ka vënë theksin tek Reforma në drejtësi, si një nga çështjet më të rëndësishme tani për rrugën europiane të Shqipërisë.
Duke komentuar dënimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ai ka nënvizuar se “nëse ka një prokuror, i cili ka qenë i implikuar në korrupsion dhe është dënuar, kjo është shenjë shumë e mirë dhe e rëndësishme për shtetin e së drejtës”.