Vendosni fjalën kyçe....

U kap duke ndërtuar pa leje te “Rana e Hedhun” dhe kundërshtoi policët, arrestohet 36-vjeçari


Një 36-vjeçar nga Lezha është arrestuar nga policia, pasi u konstatua duke ndërtuar pa leje. Uniformat blu bëjnë me dije se personi me inicialet B.D u kap në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje te “Rana e Hedhun”, dhe nuk iu është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndërprerë punimet.

Bëhet me dije gjithashtu se vetëm para disa ditësh, të njëjtit person iu shemb objekti që po rindërtonte pa leje në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, nga ana e IKMT-së.

NJOFTIMI I POLICISË

U konstatua duke ndërtuar pa leje dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndërprerë punimet, vihet në pranga 36-vjeçari.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe prishjen e objekteve pa leje, veçanërisht në zonën e bregdetit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, gjatë kontrollit të vijës bregdetare të Shëngjinit kanë konstatuar ndërtimin e një objekti pa leje e organeve kompetente.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. D., 36 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit rublik”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompentente te “Rana e Hedhun”, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndërprerë veprimet.

Gjithashtu, para disa ditësh, në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, nga ana e IKMT-së, shtetasit B. D. i është prishur objekti që po rindërtonte, pasi nuk dispononte lejen përkatëse.

Më datë 19.06.2021, ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke rindërtuar objektin e prishur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *