Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në Alabama, ku humbën jetën dhjetë persona, nëntë prej të cilëve ishin fëmijë.
Në aksident u përfshinë 18 automjete. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur nga lagështira në rrugë, për shkak të një stuhie.
Fëmijët që humbën jetën sipas BBC-së ishin të moshave nga nëntë muajsh deri në 17 vjeç.
Stuhia ka shkaktuar përmbytje të mëdha dhe tornado, duke shkatërruar dhjetëra shtëpi në Alabama.
Y’all pray for the folks in Willowbrook Trailer Park off Hunter Creek Road in Northport. Most of these folks didn’t have much before last night’s flooding, and this is absolute carnage. #alwx @TuscaloosaCoEMA @spann @RichardWVUA23 pic.twitter.com/ARPm2XfVih
— Ryan Phillips (@JournoRyan) June 20, 2021
Hetuesi Wayne Garlock tha se një baba dhe një vajzë nëntë muajshe humbën jetën në një nga makinat. Tetë viktimat e tjera ndodheshin në një autobus që i përkiste një shtëpie strehimi për vajzat e braktisura, ose të abuzuara. Më e vogla prej tyre ishte katër vjeç.
Një kalimtar i rastit nxorri drejtuesin e autobusit dhe më pas u përpoq të shpëtonte fëmijët, megjithatë autobusi tashmë ishte përfshirë nga tymi dhe flakët.
Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë shumë automjete të djegura të të gjitha madhësive, në rrugë dhe në rezervatin qendror.