Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori Soreca: Një Shqipëri më e gjelbër, një Shqipëri drejt BE-së


Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca ka theksuar rëndësinë e politikave për mbrojtjen e mjedisit, për të afruar Shqipërinë me Bashkimin Europian.

Ai po fliste në inaugurimin e godinës së re të Ujësjellës-Kanalizimeve në qytetin e Kamzës mëngjesin e sotëm. Ky është një investim i cili vjen si rezultat i bashkëpunimit mes BE-së, Zvicrës dhe Gjermanisë, që sjell ujë të pijshëm dhe kushte më të mira sanitare dhe higjienike për qytetarët.

“Ky program është shembull se si funksionon BE, duke krijuar partneritete. Ky program do e ndihmojë Shqipërinë të afrohet në BE, mbështetur dhe legjislacionin e BE, për politikat e mjedisit. Këto politika, janë prioritete për BE, kemi marrëveshje të gjerë, e cila është më e rëndësishmja dhe si ambicie ka që Evropa të jetë neutrale për mjedisin deri në vitin 2050.

BE, lançon një strategji me objektivin që të ketë zero ndotje dhe programi që po prezantojmë sot e ka këtë objektiv. BE i ka dhënë Shqipërisë 210 milionë euro për mjedisin, standardet mjedisore, e ne do të japim dhe 50 milionë tjera për vitet e ardhshme. Po ashtu, investimet do të fokusohet edhe në zonat e menaxhuara në rikonstruksionin e ekosistemeve.

Shqipëria duhet ta vendosë mjedisin në përparësitë e veta sepse në të kundërt këtë objektiva s’do të kenë rëndësi. Duhet komunikuar për të gjitha gjërat e reja, kulturore, politike, që Shqipëria të jetë më e gjelbër dhe më e bukur për turistët. BE do e ndihmojë Shqipërinë në këtë drejtim. Të vijojmë të punojmë së bashku për një Shqipëri më të gjelbër, e të shëndetshme drejt BE.”- tha ambasadori Soreca.

Ai theksoi se “Një Shqipëri më e gjelbër, do të thotë një Shqipëri drejt BE-së”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *