Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Greqi, ku një avion privat është rrëzuar në një fshat, duke i marrë jetën dy personave.
Protothema raporton se aeroplani ishte privat dhe ishte rrëzuar në fshatin Haria – Shumë afër shtëpisë së njërës prej dy viktimave.
Sipas dëshmitarëve okularë, avioni po fluturonte ulët dhe nisi të lëshonte tym, ndërsa gjatë rrëzimit të tij u dëgjua një shpërthim. Më pas u dëgjua edhe një shpërthim i dytë.
Si pasojë të dy personat që ndodheshin në bord humbën jetën.
Pronari dhe piloti i avionit ishte një mësues nga Amaliada, ai ishte i martuar me dy fëmijë dhe po fluturonte mbi fshatin e tij me një mik.
Forcat e policisë nxituan në vendin e ngjarjes për të marrë dëshmi nga banorët e tmerruar, në përpjekje për të zbuluar se si ndodhi aksidenti. Deri më tani nuk dihen shkaqet e rënies së avionit.