Vendosni fjalën kyçe....

Edvin Kulluri: Problemi i Bashës me votuesit e djathtë që nuk duan një vend pune në administratë, pa ta nuk fiton dot


Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike Edvin Kulluri, thotë se kryedemokrati Lulzim Basha nuk i fiton dot kurrë zgjedhjet pa shumicën e demokratëve, që nuk duan një vend pune në administratën shtetërore.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri shprehet se problemi kryesor i PD-së është me votuesit e djathtë që nuk duan një vend pune në shtet dhe që janë po ashtu më të vështirët për t’u bindur nga Basha, se ai është njeriu i duhur për të drejtuar opozitën.

“Problemi kryesor i PD është me aktivistët dhe votuesit e djathtë që nuk duan një vend pune në administratë!

Këta janë shumë më shumë sesa 30 mijë votat e Bashës në zgjedhjet për kryetar partie!

Janë më shumë se ca deputetë që ka vënë në lista në 12 pa 5 të natës! Më shumë se ca kryetarë degësh që mendojnë se pa Bashën do ketë zgjedhje dhe jo emërime në parti!

Më shumë sesa ca njerëz që presin me “lugë në brez” për të filluar punë në administratë!

Dhe shumë më shumë se ca njerëz që i gënjen Basha që do i kandidojë për kryetare bashkie në 2023!

Këtë shumicë Basha nuk e bind dot që është njeriu i duhur për të drejtuar opozitën!

Pa këta, PD nuk fiton dot kurrë zgjedhjet!”– shkruan Kulluri.

Ky reagim vjen një javë pas zgjedhjeve për kryetarin e PD-së të cilat i fitoi Lulzim Basha si dhe në një kohë kur PD është futur në një procez analize për humbjen e zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *