Vendosni fjalën kyçe....

Firma e sigurisë kibernetike e kontrolluar nga BE-ja zhvillon teknologji që lejon përgjimin ‘anonim’ dhe kontrollin pajisjeve nga largësia – Media


Duke përdorur fondet e BE-së, një firmë e fshehtë e inteligjencës kibernetike me qendër në Spanjë thuhet se ka krijuar një teknologji mbikëqyrje invazive që u mundëson klientëve të marrin ‘kontroll të largët dhe të padukshëm’ të pajisjeve të lidhura me rrjetin duke shmangur zbulimin.

Produktet e ‘përgjimit anonim’, të shënuara si ‘Njeriu i padukshëm’ dhe ‘Hija e natës’, mund të kenë qasje në largësi te dosjet në pajisjen e synuar, të dallojnë vendndodhjen e tyre, dhe madje edhe të kalojnë në mënyrë të fshehtë te kamerat e mikrofonët, sipas revistës WIRED.

Kompania  ‘Mollitiam Industries’, gjithashtu thuhet se po përdor një mjet që lejon ‘mbikëqyrjen e madhe të profileve dhe identiteteve dixhitale’ nëpër media sociale dhe madje edhe në rrjetin e errët – i cili tingëllon shumë i ngjashëm me punën e tij në një projekt të mbledhjes së të dhënave të financuar pjesërisht nga Fondi i Zhvillimit Rajonal i BE-së.

Ky projekt ka për qëllim zhvillimin e një platforme të automatizuar të prodhimit të inteligjencës, e cila analizon dhe ndërlidh sasi të mëdha të të dhënave ‘nga burime të hapura të internetit’. Raportohet se ka vlerë 650,000 euro dhe pritet të përfundojë në shtator.

Sidoqoftë, ky është vetëm një nga disa projekte të financuara nga BE-ja që kanë mbushur arkat e kompanisë, sipas dokumenteve zyrtare të arritura nga WIRED.

Megjithëse nuk ka një listë të plotë publike të klientëve, një artikull i vitit 2019 nga botimi ‘Intelligence Online’ vuri në dukje se ai punon me agjencinë e inteligjencës së Spanjës dhe njësinë e komandës së hapësirës kibernetike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *