Holanda ka mbyllur pa asnjë humbje fazën në grupe të Euro 2020.
Ditën e sotme “tulipanët” kanë mundur 3-0 Maqedoninë e Veriut. Golat u shënuan nga Depay dhe një dopjetë e Wijnaldum.
Në sfidën tjetër të Grupit C, Austria siguroi kualifikimin pas fitores ndaj Ukrainës me rezultatin 1-0.
Goli i kësaj sfide u shënua nga Baumgartner.
Ukraina u rendit e treta me 3 pikë.