Kreu i PDIU-së, Idrizi, ka thënë se opinioni publik nuk duhet ta harrojë Çamërinë, pasi harresa është vijimi i padrejtësisë.
Në një deklaratë për mediat në nisjen e veprimtarive për javën çame Idrizi tha se PDIU do ngrejë zërin karshi harresës së shtetit për këtë çështje.
Sipas Idrizit, kthimi i çështjes çame në parlament nëpërmjet deputetëve të partisë që drejton, do kthejë vëmendjen e çështjes.
“Është një ditë e njohur dhe nga parlamenti shqiptar për fillimin e masakrave nga Napolon Zerva, por jemi këtu për të kujtuar se pasojat e asaj masakre vazhdon dhe mbi neve. E drejta e jetës, e lëvizjes së lirë të njerëzve, e drejta pronësore dhe juridike që burojnë nga e drejta themelore e njeriut, kanë pasoja tek anëtarët e këtij komuniteti. Ne jemi këtu për të bërë dhe një thirrje për opinionin publik që mos të harroni Çamërinë. Harresa është vazhdë e padrejtësisë. Të ngremë zërin dhe karshi heshtjes së shtetit për çështjen çame. Rikthimi i çështjes çame në parlament nëpërmjet deputetëve të PDIU do ta rikthejë vëmendjen. Të gjithë kanë heshtur për çështjen çame. Dua që t’i garantoj të gjithë që ne nuk e harrojmë Çamërinë, nuk i harrojmë miqtë dhe armiqtë e Shqipërisë. Të gjithë mund të lodhen, por ne do të lodhemi të fundit.” – tha ndër të tjera Idrizi.