Me mbërritjen edhe të 11 mijë e 700 dozave të vaksinave Pfizer ditën e sotme numri i vaksinave të pranuara në Shqipëri ka shkuar 1,079,650 doza.
Gjithashtu nga Ministria e Shëndetësisë sot u lajmërua se është ulur edhe fasha e moshës të cilët mund të bëjnë vaksinën.
“Kanë mbërritur sërish edhe 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer, duke e çuar në 1,079,650 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani
Me zgjerimin e fashës së vaksinimit për qytetarët +50 vjeç, vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”-shkruan Rama.