Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zgjedhur të marrë mandatin si deputete në qarkun e Fierit, duke djegur kështu kandidaten Kejdi Mehmetaj.
Mësohet se zonja Kryemadhi i ka kthyer përgjigje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku pranon të marrë mandatin e Fierit dhe të heqë dorë nga ai i Tiranës.
Me këtë zgjedhje të zonjës Kryemadhi, automatikisht mandati i qarkut të Tiranës i kalon Petrit Vasilit, i cili ishte i treti në listën e LSI-së për kryeqytetin.
Kështu i hiqet mundësia për të hyrë në Parlament Kejdi Mehmetajt, e cila do të merrte mandatin nëse Kryemadhi do zgjidhte Tiranën.