Një person ka humbur jetën në vend lidhur me koronavirusin e ri.
Bëhet fjalë për një 83-vjeçar nga Tepelena i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv.
Nga 1542 testime është gjetur vetëm një rast i ri me koronavirusin e ri.
Në Spitalin Infektiv po marrin mjekim të specializuar 3 pacientë, nga të cilët 2 janë në terapi itensive.