Sot janë vetëm tre pacientë të shtruar në Spitalin Infektiv me Covid-19. Këtë lajm e ka bërë të ditur pak më herët përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu.
Ministrja e konsideron këtë një indikator tepër premtuese për sezonin turistik.
“Të dhënat nga Spitali Infektiv, ku aktualisht ka vetëm 3 pacientë të shtruar, rastet ditore të ulëta, pavarësisht numrit të lartë të testimeve dhe ulja e vazhdueshme e rasteve aktive, janë të dhëna premtuese për një sezon turistik përtej pandemisë.”- shkruan ministrja Manastirliu.