Vendosni fjalën kyçe....

Provohet t’i vihet flaka një lokali në Sarandë, dje u sulmua me armë, pranga 32-vjeçarit


Një 32-vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi ka provuar t’i vërë zjarrin një lokali në qytetin bregdetar.

Bëhet fjalë për lokalin ‘Orange‘ që u sulmua ditën e djeshme me armë zjarri.

Sipas policisë, autori i dyshuar është person me precedent penal në fushën e narkotikëve.

Njoftimi

“Shërbimet e Komisariatit Sarandë parandalojnë një rast të tentativës për zjarrvënie të qëllimshme. 

Tentoi të digjte me lëndë djegëse një biznes, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari, person me precedent kriminal në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një shishe me lëndë djegëse që ky shtetas do të përdorte për të realizuar zjarrvënien dhe motomjeti me të cilin do të largohej. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në bashkëpunim me Forcat e posaçme “Shqiponjat” dhe FNSH, në vijim të kontrollit të imtësishëm të territorit, patrullimit në të gjitha lagjet e qytetit dhe rrugicat pa ndriçim, në lagjen Nr. 1, nga patrulla e Qarkullimit Rrugor është konstatuar një shtetas i cili po kryente lëvizje të dyshimta me një motomjet dhe më pas ka ndaluar pranë një lokali në këtë lagje dhe ka tentuar ta djegë me një shishe me lëndë djegëse. Në momentin që ky shtetas ka vënë re patrullën ka tentuar të largohet, por është kapur dhe prangosur nga  shërbimet e Policisë. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” mbetur në tentativë, i shtetasit L. O., 32 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *