Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me tritol në një mobileri në Lezhë


Një shpërthim ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në qytetin e Lezhës. Sipas policisë ishte vendosur një sasi lënde plasëse gjatë natës në një mobileri, e cila është në pronësi të shtetasit nga Tirana, Defrim Ajazi.

Për fat të mirë nga ky incident nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Vijon…

“Më datë 20.06.2021, rreth 23:40, në aksin rrugor Lezhë-Milot,, në mobilerinë në pronësi të shtetasit D.A., banues në Tiranë, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *