Sipas një studimi të fundit, pretendohet se Toka është anuar rreth 84 milionë vjet më parë e më pas ka korrigjuar veten.
Në kërkimet e tyre, shkencëtarët analizuan lavën paleomagnetike si dhe gurin gëlqeror antik që zbuluan në Itali. Analiza tregoi që korja e Tokës lëvizte rreth 3 gradë çdo një milion vjet.
Një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve pretendon se planeti ynë u kthye në njërën anë 84 milionë vjet më parë.
Sipas rezultateve të studimit të tyre, botuar më 15 qershor në revistën shkencore ‘Nature’, Toka u anua me 12 gradë midis 86 dhe 79 milionë vjet më parë. Ky ndryshim e zhvendosi qytetin e Nju Jorkut në Tampa, Florida tha se bashkëautorja e studimit, Sarah Slotznick.
Studiuesit pretendojnë se pas kësaj, Toka u drejtua sërish. Sipas një hipoteze tjetër, animi mund të jetë nxitur nga zhvendosja e pllakave tektonike, për të cilën shkencëtarët thonë se filloi rreth 84 milionë vjet më parë. Ky ndryshim mund të ketë ndryshuar ekuilibrin e planetit tonë, tha Ross Mitchell.