Vendosni fjalën kyçe....

Aplikacioni i takimeve “Bumble” mbyllet për t’i dhënë stafit një javë pushim


Themeluesja e “Bumble” Whitney Wolfe Herd

Aplikacioni për takime “Bumble”, ku janë gratë ato që bëjnë lëvizjen e parë për t’u njohur me një partner, ka mbyllur përkohësisht të gjitha zyrat këtë javë për të luftuar stresin në vendin e punës.

700 pjesëtarët e stafit të aplikacionit në të gjithë botën janë lejuar që të ndërpresin punën dhe të përqendrohen tek vetja e tyre, shkruan BBC.

Themeluesja e aplikacionit Whitney Wolfe Herd kishte bërë lëvizjen pasi me intuit kishte kuptuar nevojën e punonjësve të saj.

Bumble ka pasur një vit më të ngarkuar sesa shumica e kompanive, me një rritje të shpejtë të numrave të përdoruesve.

Kompania njoftoi në prill “se të gjithë punonjësit e Bumble do të marrin një pushim të paguar, një javë në qershor”.

Një zëdhënëse e Bumble tha se vetëm disa punonjës nga stafi mbështetës i klientëve do të punojnë në rast se ndonjë nga përdoruesit e aplikacionit përjeton ndonjë problem. Këtyre punonjësve do t’u lihet kohë pushimi në një moment tjetër, për t’u siguruar që edhe ata të marrin një javë të tërë pushimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *