Vendosni fjalën kyçe....

Biden zbulon planin për dhurimin e 55 milionë vaksinave, përfiton edhe Kosova


Shtëpia e Bardhë ka njoftuar të hënën planet për të ndihmuar me 55 milionë doza të vaksinave kundër Covid-19 shtetet më të varfra, ku përfshihet edhe Kosova.

Përmes një njoftimi për mediet, administrata ka njoftuar se cilat vende do të përfitojnë nga 55 milionë dozat e SHBA-ve.

Përafërsisht 41 milionë doza do të shpërndahen përmes COVAX – një program humanitar i drejtuar pjesërisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që synon të shpërndajë vaksinat në mënyrë të drejtë. Covax do të alokojë afërsisht 14 milionë doza në vendet në Amerikës Latine dhe në Karaibe, 16 milionë në Azi dhe 10 milionë në Afrikë.

Katërmbëdhjetë milionë të tjera nga 55 milionë dozat do të ndahen gjithashtu për disa vende dhe rajone të tjera: Kolumbinë, Argjentinën, Haitin, vendet e tjera të Karaibeve, Republika Dominikane, Kosta Rika, Panama, Afganistani, Bangladeshi, Pakistani, Filipinet, Vietnami, Indonezia, Afrika e Jugut, Nigeria, Kenia, Gana, Cabo Verde, Egjipti, Jordania, Iraku, Jemeni, Tunizia, Omani, Ukraina, Kosova, Gjeorgjia, Moldavia, Bosnja si dhe Bregu Perëndimor dhe Gaza.

Shtëpia e Bardhë tha se ata do të shpallnin vaksinat dhe shumat specifike më vonë ndërsa administrata punon për logjistikën.

Biden është angazhuar të shpërndajë 80 milionë doza globalisht deri në fund të Qershorit. Shtëpia e Bardhë njoftoi në fillim të këtij muaji valën e saj të ndarjes së dozave, duke dhuruar 25 milionë vaksina për programin COVAX dhe qeveritë në nevojë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *