Vendosni fjalën kyçe....

Bushati i përgjigjet PD-së: Raporti i KE-së i cilësoi të rregullta zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri


Ish-deputeti i PS-së, Ervin Bushati i është përgjigjur PD-së lidhur me raportin e Këshillit të Europës për zgjedhjet në Shqipëri.

Bushati ishte i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, ku tha se KE-ja i ka cilësuar të rregullta zgjedhjet në Shqipëri.

Ai shtoi se problematikat e gjetura prej tyre nuk kanë të bëjnë me Partinë Socialiste.

“Një komision monitorimi me 20 deputetë dhe në fakt ata që folën në sallë, edhe unë kisha mundësinë të përçoja qëndrimin e mazhorancës. Të gjithë ishin të mendimit që zgjedhjet janë mbajtur në mënyrë të rregullt. Sipas tyre zgjedhjet ishin të strukturuara mirë, ishte ditë e mbarë dhe nuk u regjistruan incidente. Më e rëndësishme për reporterët ishte zbatimi i rregullave COVID. E dyta ishte monitorimi digjital, që kishte vonesa dhe e dyta ishin fjalë apo argumentet e sjella nga opozita për mundësinë e shit-blerjes së votës. Partia Demokratike kishte ngritur një strukturë për të intensifikuar këtë fenomen, siç e kanë quajtur të mbrojtjes së votës, e kjo s’ka të bëjë me PS-në. Gjuha ka qenë e qetë thuhet në raport. Gjuha e vetme e ashpër që përdoret dhe thuhet në raport, i përkon Presidentit të Republikës, që jo vetëm nuk duhet të ishte pjesë e fushatës, por nuk duhet të përdorte atë gjuhë. Të gjithë deputetët kanë qenë dakord që këto zgjedhjet kanë qenë një shtysë të demokracisë.” – tha Bushati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *