Çmimi i naftës parashikohet të arrijë në 100 dollarë në vitin 2022, po disa analistë mendojnë se kjo mund të ndodhë brenda këtij viti.
Rritja e naftës në mbi 70 dollarë për fuçi ka çuar në analizat se çmimi mund të arrijë në 100 dollarë, diçka që para pak muajsh dukej krejt e pamendueshme për shkak të kërkesës së ulët për karburant gjatë kulmit të pandemisë.
Por tani kërkesa e rikuperuar dhe furnizimi ende i pakët po mbështesin rritjen e çmimit të naftës dhe parashikojnë se ka një mundësi që të shihen sërish çmimet deri në 100 dollarë për fuçi, për herë të parë që nga viti 2014.
Disa faktorë po mbështesin këtë pikëpamje. Kërkesa globale e naftës bruto pritet të rritet, sipas Goldman Sachs.
Përdorimi i naftës në mbarë botën pritet të arrijë gati nivelet para-pandemike në tremujorin e katërt të këtij viti dhe të tejkalojë kërkesën e vitit 2019 në vitin 2022, duke vendosur një rekord të ri për kërkesën vjetore globale të naftës.